I tërboi Rey Manaj, FIFA dënon Serbinë, gjobë dhe mbyllje stadiumi

I tërboi Rey Manaj, FIFA dënon Serbinë, gjobë dhe mbyllje stadiumi

Në Serbi e kanë të vështirë të ndryshojnë, nuk e bënë as këtë herë përballë Shqipërisë në Leskovc, ku pavarësisht se gjithçka ishte nën kontrollin e qeverisë dhe Federatës, sërish në stadium nuk munguan thirrjet ndaj shqiptarëve dhe sjellja diskriminuese e tifozëve, një fakt që nuk i ka shpëtuar FIFA-s, me këtë të fundit që ka dënuar sërish Federatën Serbe të Futbollit. Me anë të një reagimi për mediat, Federata Serbe ka bërë publike vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës në FIFA, ku për shkak të sjelljeve të tifozëve janë dënuar me 85 mijë franga zvicerane gjobë, plus i ka mbyllur edhe 25% të stadiumit për ndeshjen e radhës në kualifikueset e Botërorit, atë kundër Letonisë. Federata Serbe shkon edhe më tej duke njoftuar...