Lautaro “sundon” Europën, barazon rekordin e Crespo. Quajeni “snajperi” i Champions-it

Lautaro “sundon” Europën, barazon rekordin e Crespo. Quajeni “snajperi” i Champions-it

6 Nëntor 2025 14:00 Alfred Lleshi Goli i fundit në Serie A ndaj Cremonese, i datës 4 tetor, dhe disa gabime të fundit përballë portës kundër Napolit, Fiorentinës dhe Veronës kishin ngritur dyshime mbi formën e Lautaro Martínez tek Interi. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në sfidën ndaj Kairat Almaty, ku kapiteni zhbllokoi rezultatin me një gol tipik për të, plot forcë, vendosmëri dhe instinkt. Në Champions League, sulmuesi argjentinas nuk është ndalur kurrë. Ai ka shënuar një gol çdo 43 minuta, një statistikë që tregon qartë diferencën mes paraqitjeve të tij në Europë dhe në kampionat. Në fakt, me 4 gola në 3 ndeshje (pa përfshirë sfidën me Ajax), Lautaro është bërë vetëm lojtari i tretë i Interit që arrin të shënojë në tri ndeshjet e para...