Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Di Livio inkurajon Juventusin: Fjala ‘titull’ nuk duhet të trembë askënd, ja çfarë ka sjellë Spalletti
6 Nëntor 2025 14:13 Alfred Lleshi Ish-lojtari i Juventusit, Angelo Di Livio, foli për “Tuttosport” mbi ndikimin e trajnerit të ri Luciano Spalletti te bardhezinjtë: “Fjala që përshkruan më mirë këtë Juventus është ‘bindja’. E shoh te të gjithë, te Koopmeiners në atë rol të ri, te Vlahovic që po shkëlqen. Në Torino fjala ‘titull’ nuk duhet të shkaktojë frikë. Dhe me kaq kam thënë gjithçka”. Për ish-trajnerin Tudor, u shpreh: “Më vjen keq për të, por skuadra ishte bërë e sheshtë, mungonte reagimi dhe dëshira për të fituar. Me Spalletti, karakteri është kthyer. Ai është një perfeksionist, një ‘çekiç’ mbi kokën e secilit, do që gjithçka të bëher mirë”. Në fund, për Koopmeiners dhe Vlahovic: “Holandezi ka bërë më shumë në dy ndeshjet e...