Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Armën imitim e bleva në…”/ Zbardhet dëshmia e të riut që hiqej si polic në Kamëz: Më pëlqejnë gradat e komisarit
Zbardhet dosja e të riut që ëndërronte të bëhej polic. Gazetarja Anila Hoxha e cila disponon fashikullin dha detaje mbi hetimin ndaj 20 vjeçarit Ervis Brasha, çështja e të cilit është referuar nga policia në prokurorinë e Tiranës. Brasha është nën hetim për ‘falsifikim të dokumenteve”, “mbajtja pa të drejtë e uniformes” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive”, u ndalua nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë nr.5 Kamëz në drejtim të mjetit me targë AB252VO, i veshur me uniformë të Policisë së Shtetit me grada dhe stema. “Pas verifikimit në sallën operative rezultoi se ky shtetas nuk ishte punonjës i Policisë së Shtetit. Gjatë kontrollit fizik në mjet...