Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Niko Peleshi ndërpret seancën plenare
Opozita ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare, për të zhvilluar një mbledhje. Ka qenë deputetja e PD Jozefina Topalli ajo e cila i ka kërkuar kreut të Kuvendit Niko Peleshi të zbatojë kërkesën që i ka ardhur nga opozita dhe të ndërpresë seancën. Të njëjtën gjë i ka kërkuar edhe Belind Këlliçi. Pas kërkesës së opozitës dhe dakordësisë që dha PS përmes kreut të grupit Taulant Balla, Peleshi miratoi kërkesën e opozitës dhe ndërpreu seancën për 10 minuta./vizionplus.tv