Atalanta gjen shpëtim në Champions, një perlë e Samardzic thyen Marsejën, Gjimshiti: Na mungonte kjo fitore

Atalanta gjen shpëtim në Champions, një perlë e Samardzic thyen Marsejën, Gjimshiti: Na mungonte kjo fitore

Atalanta gjen “shpëtim” në Champions, me ekipin e Gjimshitit që rikthehet te fitorja pas 6 ndeshje, këtë e bën sërish në Champions, këtë herë ndaj Marsejës në transfertë. Me Gjimshitin titullar dhe Lookman nga minuta e parë, Atalanta kishte një “marsh” me shumë në këtë takim, ku pas vetëm 14 minutash fituan një 11-metërsh për faull në zonë. De Katelaere goditi në cep, por portieri Rulli bëri mrekullinë duke pritur një penallti fantastike. Vendasit u kundërpërgjigjën me Aubameyang, por goditja e sulmuesit nga Gaboni u përplas në traversë. Atalanta shtoi presionin e zonë e Marsejës në fraksionin e dytë, por ishin dhe të pafat si në minutën e 68-të ku goli i Lookman u anulua për pozicion jashtë loje. Për të zgjidhur këtë takim mendoi...