Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Refuzoi të paguante detyrimet për vajzën e tij, ish-futbollisti rrezikon burgun
Ish-futbollisti i njohur senegalez i Liverpool, El Hadji Diouf, po përballet me një dënim të mundshëm me burg pas akuzave se ka braktisur familjen dhe nuk ka paguar detyrimet financiare ndaj ish-bashkëshortes së tij. Sipas mediave britanike, Valerie Bishop, ish-bashkëshortja e tij, e ka paditur Dioufin për mosshlyerje të detyrimit prej 14 mijë paundësh në kuadër të pagesave për mirëmbajtjen e vajzës së tyre 17-vjeçare, Keyla. Gjykata në Dakar, kryeqytetin e Senegalit, e kishte urdhëruar Dioufin që pas divorcit në vitin 2023 të paguante 670 paund në muaj, si dhe shpenzimet shkollore dhe mjekësore të vajzës. Bishop pretendon se ish-sulmuesi nuk ka bërë asnjë pagesë që nga marsi i vitit të kaluar. Ligjet e ashpra të Senegalit parashikojnë dënime me burg për ata që refuzojnë të paguajnë...