Festivali “Flauti Magjik” edicioni i 12-të në RTSH, në program kompozitorë të mirënjohur botërorë

Festivali “Flauti Magjik” edicioni i 12-të në RTSH, në program kompozitorë të mirënjohur botërorë

Festivali “Flauti Magjik” rikthehet me edicionin e 12-të, duke vijuar traditën e promovimit të muzikës së dhomës dhe interpretimit me flaut. Ky aktivitet i përvitshëm sjell një dialog të veçantë mes traditës dhe risisë muzikore, duke afruar publikun me tingujt elegantë të klasikes, romantizmit dhe muzikës bashkëkohore. “Koncerti i mbrëmjes i datës 7 i cili zhvillohet në ambientet e sallës Ferdinand Deda, do të përmbajë një repertor të muzikës së dhomës dhe më të gjerë”, u shpreh dirigjenti Fatos Qerimaj. Në këtë edicion i cili vjen në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, si edhe nën drejtimin e dirigjentit Fatos Qerimaj marrin pjesë artistet e Trio ANIMATO nga Maqedonia e Veriut. “Koncerti përmban një trio që vijnë nga Maqedonia dhe më pas do...