Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Frenkie de Jong: Nëse pëson tre gola, është e vështirë ta fitosh ndeshjen
Barcelona doli nga Bruzhi me barazimin 3-3, që la më shumë dyshime sesa përgjigje. Frenkie de Jong, një nga liderët blaugrana, nuk i fshehu kritikat pas një ndeshjeje ku dolën në pah problemet e zakonshme mbrojtëse të skuadrës: “Ishte një ndeshje që duhej ta kishim fituar, prandaj duhet t’i bëjmë gjërat shumë më mirë”. Barça vuajti sërish në kundërsulme dhe në duelet e hapësirave të mëdha, një aspekt që sezonin e kaluar e kishte zgjidhur me organizim dhe linjë të lartë mbrojtjeje. De Jong nuk e anashkaloi analizën: “Jemi pak të dobët në kundërsulme, në mbulimet, në presionin e lartë, në mënyrën si pozicionohemi prapa… Ka pak nga gjithçka që nuk shkon”. Mesfushori theksoi se skuadra është e vetëdijshme për këto probleme: “Ka gjëra që...