Flick zgjedh autokritikën: Pa intensitet, nuk shkon askund në Champions

Flick zgjedh autokritikën: Pa intensitet, nuk shkon askund në Champions

6 Nëntor 2025 8:07 Alfred Lleshi Nuk ka kohë për keqardhje. Barcelona duhet të analizojë barazimin ndaj Bruges dhe problemet mbrojtëse që po përsëriten nga fillimi i sezonit. Trajneri Hansi Flick e pranoi hapur: “Nuk është e lehtë, aspak. Krijuam raste, por ata luajtën shumë mirë dhe me agresivitet pozitiv”. Trajneri gjermani theksoi pikat ku skuadra e tij duhet të përmirësohet, sidomos pas 15 golave të pësuar në 8 ndeshjet e fundit: “Nuk arritëm të ushtrojmë presion mbi topin, humbëm shumë duele në mesfushë. Duhet të mbrojmë më mirë në një të tretën e fundit të fushës dhe të mbetemi besnikë ndaj filozofisë sonë. Mund të bëjmë shumë më mirë”. Ai shtoi: “Pa intensitet, në Champions nuk shkon askund. Nuk dua ta ndryshoj ADN-në tonë,...