Tradhtoi Shqipërinë për Zvicrën, Bajrami do të luajë kundër Kosovës

Tradhtoi Shqipërinë për Zvicrën, Bajrami do të luajë kundër Kosovës

Adrian Bajrami është njëri prej tre futbollistëve shqiptarë të ftuar te Zvicra për ndeshjet me Suedinë dhe Kosovën. Pos mbrojtësit Bajrami janë ftuar edhe Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri. Tregimi i Bajramit megjithatë është më i veçantë. Ai kohë më parë vendosi të largohej nga Shqipëria, që ia kishte dhënë rastin herët, dhe iu bashkua përfaqësueses së Zvicrës. Bajrami është rritur në Zvicër, ndërsa ka prejardhje nga Struga. 23-vjeçari po luan për Luzernin, kurse deri në verë ishte zhvilluar te Benfika në Portugali. Ai kishte luajtur për të rinjtë e Zvicrës. Më pas luajti për U19 e U21 të Shqipërisë dhe u paraqit në tri miqësore për Shqipërinë A. Pasi nuk kishte luajtur ndeshje garuese, e kishte të drejtën e ndryshimit të përfaqësueses. Dhe vendosi...