Ah, Shqypni, ushqye m’ki me dhé e ferra…

Ah, Shqypni, ushqye m’ki me dhé e ferra…

Nga Esat Halilaj Ah, Shqypni, Shqypni mjera,S’i s’mujta i her me t’urrye,Ushqye m’ki me dhé e ferra,E unê dasht’ni shpreh’ per tye. M’ke trujt’, m’ke sha, m’ke shty tutje,m’ke kap fytash; kam kên t’u plas,me duer t’çume për ty n’lutje,me zemrên pesh’ ty t’u t’dasht. M’u ngjall’ s’mujta, me vdek s’m’le,As vorr s’kam, as plang, as shpi,Për nanë t’njoha – për djal’ s’më njeh,Por m’le si ashkël t’u kalb’ në shi. Ah, Shqypni, Shqypni shkreta,Si s’mujta kurrë me t’lshue nji namë,M’vuejti zemra me skuta t’veta,namë e gjamë t’u hang’ me dhâmë. S’mujta kurrë pa t’dishrue,s’mujta kurrë me nxjerr vneri,Me plag’t q’i t’u m’kullue,Prep se prep t’dishroj si nieri. ObserverKult Lexo edhe: LIRIDON MULAJ: VARFNIA ASHT ACARUESE…