Dumani: SPAK nuk ndjek axhendë politike në ndjekjen penale të funksionarëve të lartë

Dumani: SPAK nuk ndjek axhendë politike në ndjekjen penale të funksionarëve të lartë

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka deklaruar në emisionin “Trialog” se SPAK nuk ndjek axhenda politike në ndjekjen penale apo hetimin e zyrtarëve të lartë. I pyetur nga moderatorja Alba Alishani, se ka një akuzë që vjen në drejtimin tuaj që jeni një lloj peshoreje kompensuese politike të të dyjave kampeve, dhe njërën prej tyre e keni dëmtuar elektoralisht, kjo edhe për shkak të masave që keni zbatuar kryesisht me lidershipin e opozitës gjë që duket se zhbën diferencën kryesisht me zyrtarët e hetuar nga kampi tjetër ku shumica kanë qenë ish-funksionarë të së shkuarës ose nuk i keni dëmtuar në momente decizive elektorale, e pranoni deri diku këtë akuzë? E keni bërë me Berishën në...