Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Në krye të reformave ka vendosur dy dështakë”, Alesia Balliu reagon ashpër: PD është prona personale e Berishës
Partia Demokratike ka plotësuar vendet në dy Komisionet e rëndësishme të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale, të cilat pas marrëveshjes së fundit do të bashkëdrejtohen me konsensus nga te dyja palët. Oerd Bylykbashi do jete bashkëkryetar i reformës zgjedhore ndërsa Luçiano Boci, bashkëkryetar i reformës se territorit. Por, Berisha ka përjashtuar nga dy komisionet me të rëndësishme politike, kreun e grupit Gazment Bardhi. Jashtë këtyre komisioneve është lënë dhe ylli në rritje i Tiranës, Belind Kelliçi. Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Alesia Balliu, e ftuar në një emision televiziv theksoi se Sali Berisha e ka kthyer partinë në pronë të tij personale dhe në krye të dy komisioneve të posaçme parlamentare nuk mund të vendoset emra, të cilat nuk janë besnikë të tij....