Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Mbyll me rivalin e Shqipërisë, Puki zyrtarizon largimin nga Finlanda
Finlanda do të përballet me Maltën në Olympiastadion në Helsinki të premten, më 14 nëntor, në orën 19:00, në ndeshjen e tyre të fundit kualifikuese për Kupën e Botës. Paraqitja e fundit e Puki-t për ekipin kombëtar do të jetë të hënën, më 17 nëntor në Tampere, kundër Andorrës në miqësore në stadiumin Tammelan (ora 19:00). Lajmi kryesor është lamtumira me ekipin kombëtar e Temu Puki, 35 vjeç, golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të finlandezëve me 42 gola në 131 paraqitje. Vazhdo leximin