ZYRTARE/ Interi dhe Milani marrin në pronësi stadiumin “San Siro”, Prokuroria nis hetim për mashtrim

ZYRTARE/ Interi dhe Milani marrin në pronësi stadiumin “San Siro”, Prokuroria nis hetim për mashtrim

Interi dhe Milani tashmë janë zyrtarisht pronarë të stadiumit “San Siro” pasi janë mbyllur procedurat burokratike të transferimit të impiantit nga komuna e Milanos, në pronësi të të dy klubeve. Kanë qenë vetë klubet që kanë dhënë sot njoftimin, duke bërë të qartë se kishin paguar edhe një pjesë të parave që shërbenin për të bërë të tyrin impiantin si dhe zonën përreth për shfrytëzim. Por jo çdo lajm është i mirë, pasi paralelisht me blerjen e stadiumit, ka ardhur edhe një hetim i Prokurorisë Italiane, e cila dyshon se tenderi për blerjen e stadiumit ka qenë i manipuluar në favor të dy klubeve. Një grup i quajtur “Si Meazza”, i cili ka si përfaqësues një promotor të njohur italian, Klaudio Trota, kishte bërë të...