Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS, çfarë pritet të diskutohet?
Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim të gjithë deputetët e qarkut të Tiranës. Mbledhja, siç raporton gazetarja e Vizion Plus Mola Luku, do të zhvillohet në orën 19:00 në ambientet e selisë rozë. Deri më tani ende nuk dihet qëllimi i takimit dhe tema kryesore që do të diskutohet. Kjo mbledhje, vjen dy ditë pas zbardhejes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila la në detyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky vendim, pezulloi automatikisht dekretin e presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Ngelet për tu parë se kush do të jetë diskutimi mes deputetëve të Tiranës dhe kryeministrit Edi Rama./vizionplus.tv