Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tragjike/ Kamioni përplas këmbësorin, humb jetën 70-vjeçari
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Cërrik-Shalës. Uniformat blu informojnë se në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Njoftimi i Policisë Cërrik/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.