Alda Merini: Nuk ta sjellin arsimi dhe diplomët njerëzillëkun…

Alda Merini: Nuk ta sjellin arsimi dhe diplomët njerëzillëkun…

Alda Merini Nga Alda Merini Ndonjëherë takon njerëz që nuk kanë ndonjë kulturë të madhe, as shumë arsim, por që kanë njerëzillëk dhe mirësi të madhe në zemër. Në sjelljen e tyre sheh shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim. E gjitha kjo i bën njerëz të bukur. Unë i përkufizoj si “njerëz që dinë të jetojnë”.Mandej, takohesh me njerëz të arsimuar, të kulturuar, me shumë diploma, që nuk kanë asnjë lloj ndjenjë respekti, edukimi, përulësie.Nuk kam një përkufizim për këta njerëz. Di vetëm se, nëse do të më duhej të zgjidhja mes njërës dhe tjetrës palë, do të zgjidhja gjithmonë ata që “dinë të jetojnë”. Ujdisi shqip Rielna Paja Lexo edhe: ALDA MERINI: KAM NEVOJË PËR HESHTJE