“Në moshën time…”, Lewandowski thyen heshtjen, flet për të ardhmen

“Në moshën time…”, Lewandowski thyen heshtjen, flet për të ardhmen

Robert Lewandowski është një nga emrat më të lakuar këtë periudhë, kjo për shkak të kontratës së tij që i përfundon në fund të këtij sezoni, por edhe për faktin se Barcelona është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për “bomberin” polak. I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, Lewandowski u shfaq i qetë: “Ndihem mirë pas dëmtimit që kalova. Gjëja më e rëndësishme tani është se si të ndihmoj skuadrën. Sa i përket të ardhmes time, jam i qetë. Në moshën time gjëja më e rëndësishme është shëndeti, të jem mirë fizikisht, nuk e kam me nxitim. Për momentin nuk po mendoj për të ardhmen, mund të ndodhin shumë gjëra në jetë”, u shpreh Lewandowski. ()