Zaniolo: Goli në finalen e Tiranës, një nga gjërat më të bukura të jetës sime

Zaniolo: Goli në finalen e Tiranës, një nga gjërat më të bukura të jetës sime

5 Nëntor 2025 14:47 Alfred Lleshi Në një intervistë për “Messaggero Veneto”, Nicolò Zaniolo rikthehet te përvoja e tij me Romën: “Gjithçka ka një fillim dhe një fund. Largimi nga Roma ishte goditje shumë e dhimbshme për mua. Nuk përfundoi mirë, por shpresoj që koha ta zbusë gjithçka. E dashura ime është nga Roma, edhe djali im ka lindur aty”. Mes momente të veçanta mbetet fitimi i “Conference League” në Tiranë, me një gol të tij: “Ishte e pabesueshme. Roma nuk kishte fituar një titull prej vitesh, ajo finale ishte kulmi i një sezoni të tërë. Një nga ditët më të bukura të jetës sime”. Për pritjen që pret në “Olimpico”, pas golit ndaj Atalantës, pranon: “E them qartë, atë festë nuk do ta përsërisja....