Sherr gjatë shitjes së “mallit” te një algjerian, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë

Sherr gjatë shitjes së “mallit” te një algjerian, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë

Sherr gjatë shitjes së mallit, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë – procedohet një algjerian   Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Sarandë, ku një tentativë për shitje lënde narkotike ka përfunduar me sherr dhe përplasje fizike mes dy të rinjve. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kanë arrestuar shtetasin O. H., 19 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, ndërsa kanë proceduar në gjendje të lirë shtetasin D. T., 22 vjeç, me shtetësi algjeriane.     Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur gjatë tentativës së O. H. për t’i shitur lëndë narkotike të dyshuar kokainë shtetasit algjerian, moment në të cilin mes tyre ka shpërthyer një konflikt fizik, që ka përfunduar me dëmtime të lehta trupore për të dy.   Gjatë kontrollit fizik të të...