Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Hummels tërbon parizienët me postimin thumbues: Më mungojnë goditjet nga këndi në “Parc des Princes”
5 Nëntor 2025 14:08 Alfred Lleshi I pranishëm në “Parc des Princes” si komentator televiziv gjatë humbjes së PSG-së ndaj Bayern Munich (1-2), Mats Hummels nuk i rezistoi tundimit për të thumbuar tifozët parizienë. Ish-mbrojtësi gjerman, 36 vjeç, së fundi i tërhequr nga futbolli, kujtoi natën magjike të dy viteve më parë kur Borussia Dortmund e eliminoi PSG-në në gjysmëfinalet e Champions League falë një goli të tij me kokë (1-0, 1-0). Në “X” postoi fotografinë e atij goli, me mbishkrimin ironik: “Më mungojnë goditjet nga këndi këtu”. Postimi u përhap me shpejtësi dhe Borussia iu përgjigj me një mesazh nostalgjik: “Edhe neve”. Reagimet ishin të menjëhershme, entuziazëm nga tifozët gjermanë dhe irritim nga ata francezë, ende të lënduar nga ai eliminim. Tashmë, si komentator...