Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Babai i Yamal njofton fejesën me partneren 16 vite më të re se ai: “Çfarë kombinimi!”
Mounir Nasraoui, babai i talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, është sërish në qendër të vëmendjes. Protagonist i shpeshtë në rrjetet sociale, ai ka befasuar ndjekësit me një njoftim që ka shkaktuar shumë reagime; disa plot urime, të tjerat me kritika. Të shtunën, më 1 nëntor, Nasraoui publikoi në Instagram një foto në të cilën shfaqej pranë një vajze të quajtur Khristina, të cilën e shoqëroi me një zemër të zezë dhe unazë. Me këtë postim, ai konfirmoi se është fejuar dhe se së shpejti do të martohet me partneren e tij 23-vjeçare, 16 vite më të re se ai (39). Publikimi shkaktoi menjëherë një valë reagimesh në komente. Ndjekësit u ndanë në dy kampe. Disa e uruan çiftin “urime”, “ji një baba i mirë dhe...