Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Goditje e rëndë për qeverinë Rama”/ Balluku e pandehur, sqaron gazetari: Nuk e kontrollon dot SPAK-un, ka një plan B
Për gazetarët e politikës, vënia nën hetim e Belinda Ballukut nga SPAK për çështjen e Tunelit të Llogarasë, në rrafshin politik, konsiderohet një goditje e rëndë për qeverinë Rama, pasi Balluku mban postin e numrit dy në kabinet. I ftuar në një emision televiziv, gazetari Arbër Hitaj, u shpreh se deri më tani, kryeministri Edi Rama ka shmangur çdo koment direkt mbi aferën, ndërkohë që kjo lëvizje e kreut të ekzekutivit, shihet si një përpjekje e këtij të fundit për të fituar kohë, në mënyrë që të menaxhojë pasojat politike. Pavarësisht skandaleve të përsëritura që kanë prekur zyrtarë të lartë të qeverisë së tij, sipas Hitajt, kryeministri duket se qëndron politikisht i paprekur, duke u mbështetur në një mburojë që e mbron nga përgjegjësia direkte...