Juve, Champions kthehet në “malore”, i ndal edhe Sporting, por Spalletti beson: Kemi ekip cilësor

Juve, Champions kthehet në “malore”, i ndal edhe Sporting, por Spalletti beson: Kemi ekip cilësor

Luciano Spalletti dukej një bekim për “Zonjën e Vjetër”, por magjia e teknikut “azzurr” nuk zgjati shumë, me Juven që ngec sërish, këtë herë në Champions, aty ku nuk ka provuar ende shijen e fitores. Me 3 pikë në 4 ndeshje, Juves i duhet një shkundje e fortë, për të mos e parë veten jashtë këtij turneu që në Fazën e Ligës. Në “Allianz Stadium”, Sporting Lisbona i befasoi që në start, me Araujo që kaloi portugezët në avantazh që në minutën e 12-të me një goditje të saktë brenda në zonë. Jo vetëm kaq, pak minuta më vonë, Sporting iu afrua edhe golit të dytë, por topi u përplas në traversë. Juve u “zgjua”, me Vlahovic që me kokë flirtoi me golin e barazimit....