Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
L.Diaz, “engjëll dhe djall”, Bayern nuk ndalet, “thyen” edhe PSG (VIDEO)
16 ndeshje, 16 fitore, Bayern i këtij sezoni nuk di të ndalet, nuk njeh rivalë, duke vijuar ecurinë rekord, si asnjë ekip tjetër më parë në histori. Ekipi i Kompany “thyen” edhe PSG, me kampionët që bien në “Parkun e Princave”. Protagonisti absolut ishte Luis Diaz, me sulmuesin kolumbian që realizoi një “dopietë” golash, por njëkohësisht u ndëshkua edhe me karton të kuq. Sfida nisi me gol, ku pas vetëm 4 minutash, Diaz tundi rrjetën e PSG. Të besuarit e Luis Enriques iu përgjigjen shpejt, ku në minutën e 22-të, Dembele barazoi shifrat në 1-1, por me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. 3 minuta më pas, “Topi i Artë” në fuqi la fushës i dëmtuar. Luis Diaz...