Gareth Bale kritikon Vinicius dhe Mbappé: Situatë frustruese e tyre, e komplikojnë lojën

Gareth Bale kritikon Vinicius dhe Mbappé: Situatë frustruese e tyre, e komplikojnë lojën

5 Nëntor 2025 9:33 Alfred Lleshi Gareth Bale, i pranishëm si analist për CBS gjatë ndeshjes Liverpool-Real Madrid, u shpreh kritik karshi sulmit madrilen në “Anfield”. Ulur në studio me Thierry Henry, ai analizoi mungesën e ideve në fazën ofensive: “Mendoj se mungoi ajo shkëndijë për të cilën flisnim me Henry. Nuk pamë që Mbappé dhe Vinicius të bënin pak ‘magji’ në një të tretën e fundit të fushës, për ta futur sërish Realin në ndeshje. Ishte zhgënjyese që mungoi cilësia, e cila pritet nga lojtarët e Real Madridit”. Bale theksoi se skuadrës së Xabi Alonsos i mungon një qendërsulmues klasik: “Është frustruese, sepse e komplikojnë lojën. Ndonjëherë duhet vetëm të provojnë dhe t’i sfidojnë mbrojtësit kundërshtarë, janë më të shpejtë se kushdo në fushë....