Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Guardiola lë ekipin pushim të rikuperojë para Champions: Nuk kam forcën të ndryshoj kalendarin
5 Nëntor 2025 8:48 Telesport Manchester City do të presë sot në “Atihad” Borussia Dortmund, takim i vlefshëm për raundin e katërt të Champions League. Trajneri Pep Guardiola ka lënë gjatë skuadrën pushim pas fitores së fundit ndaj Bournemouth në Premier League dhe ka kryer vetëm dy seanca stërvitore. “Jemi stërvitur pak dhe në mëngjes, por nuk është një gjë e pazakontë. E kam bërë disa herë dhe ndonjëherë e preferoj. Ishte një ndeshje aq e vështirë kundër Bournemouth saqë preferova që ata të qëndronin më gjatë në shtëpi dhe stërviteshin më pak”, tha Guardiola. Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Jemi mësuar me këtë. Thjesht kështu është. Askush nuk do ta ndryshojë orarin. Në Gjermani, në Francë, të gjitha ekipet e Ligës së Kampionëve përpiqen...