Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Neuer dhe Kimmich, krenarë për triumfin ndaj PSG: Nuk është e lehtë me 10 lojtarë, por u treguam të fortë
5 Nëntor 2025 8:58 Alfred Lleshi Pas fitores 2-1 ndaj PSG-së, kapiteni Manuel Neuer analizoi ndeshjen: “Në pjesën e dytë ishte krejtësisht një lojë tjetër. Në të parën u pa qartë kush ishte skuadra më e mirë. Nuk është e lehtë të luash me 10 lojtarë, por u treguam të fortë. Stërvitemi shpesh për situata të tilla, ndaj sot treguam se dimë të mbrohemi mirë. U përpoqëm të ishim kompaktë dhe ta mbanim topin përpara, edhe pse ishte e vështirë për sulmuesit si Kane ta fitonin topin ndaj tre kundërshtarëve”. Joshua Kimmich vlerësoi intensitetin e ndeshjes: “Në pjesën e parë ndoshta nuk patëm më shumë zotërim topi, por i bëmë shumë dëm PSG. Ishim agresivë, me raste të mira dhe prani fizike. Ishte një nga...