New York Times: LaCivita u pagua 1.62 milionë dollarë nga opozita shqiptare! E paraqiti Berishën si viktimë të një…

New York Times: LaCivita u pagua 1.62 milionë dollarë nga opozita shqiptare! E paraqiti Berishën si viktimë të një…

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë pagesës 1.62 milionë dollarë të opozitës shqiptare ndaj tre konsulentëve amerikanë, teksa media prestigjoze New York Times, i ka kushtuar një artikull të plotë sesi LaCivita, Tony Fabrizio-s dhe Paul Manafort u paguan 1.62 milionë dollarë nga opozita shqiptare. Ndërsa në shkrim theksohet se konsulentët e paraqitën Berishën si viktimë të një “gjuetie shtrigash” të orkestruar nga rivalët vendas dhe demokratët. Artikulli i plotë i New York Times: “Konsulentët që kanë punuar në fushatat presidenciale të Donald J. Trump-it janë paguar më shumë se 1.6 milionë dollarë për të këshilluar një parti opozitare konservatore shqiptare mbi strategjinë e saj për zgjedhjet parlamentare të majit, sipas një raporti financiar të depozituar të hënën. Në raportin e dorëzuar në Komisionin Qendror...