Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Lewandowski lë pezull të ardhmen: Rinovimi me Barcelonën? Jam i qetë, në moshën time…
5 Nëntor 2025 8:13 Alfred Lleshi Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Bruges, polaku Robert Lewandowski foli për gjendjen e tij dhe të ardhmen te Barcelona: “Ndihem mirë pas dëmtimit. Tani gjëja më e rëndësishme është si mund ta ndihmoj skuadrën”. Sa i përket rinovimit të kontratës, ai u shpreh me qetësi: “Jam i qetë, në moshën time mendoj për atë që është më e mira. Nuk kam asnjë nxitim. Aktualisht nuk dua të mendoj për të ardhmen, sepse mund të ndodhin shumë gjëra në jetë. Për mua, më e rëndësishmja është të jem mirë fizikisht dhe mendërisht”.