Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Silvinjo viziton “Elite Youth Academy” dhe motivon të rinjtë: Kam qarë, por s’u dorëzova
Adriatik BALLA Shqipëria do të luajë më 13 dhe 16 nëntor dy ndeshjet e fundit në grupin K kualifikues për finalet e Kupës së Botës, aktivitet që zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë. Duhet thënë se këto janë duele vendimtare. Por Shqipërisë i duhet medoemos fitorja me Andorrën e shpresë për pikë ndaj Anglisë që të sigurojë pjesëmarrjen në “play-off” si vend i dytë në grup. Emocioni është i madh pasi rivalitetin për këtë pozicion e kemi me përfaqësuesen serbe. Silvinjo takon kuqezinjtë e “Elite Youth” Trajneri i Kombëtares së futbollit tonë, Silvinjo, zhvilloi një takim të veçantë me futbollistët e “Elite Youth Development Academy”, ku ndau rrugëtimin e tij si futbollist dhe si trajner. Ai u ndal te fillimet e tij...