Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Bayern Munich fiton klasiken evropiane ndaj PSG-së
Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Paris Saint-Germainit në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Mysafirët rastin e parë për gol e krijuan qysh në minutën e tretë duke rrezikuar me anë të Michael Olise, por goditja e tij u prit nga Chevalier. Menjëherë në aksionin vijues Bayerni ia doli të realizojë me anë të Luis Diaz i cili realizoi për 1-0 në minutën e katërt. PSG-ja mendoi se kishin barazuar rezultatin në 1-1 kur realizoi Ousmane Dembele, por goli i këtij të fundit u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 30-të Bradley Barcola bëri një goditje të fuqishme e cila u ndal për mrekulli nga Manuel Neuer. Të besuarit e Vincent Kompany dyfishuan epërsinë në minutën e 33-të ku sërish autor i golit ishte Diaz që realizoi për 2-0 pas një gabimi fatal nga PSG-ja. Lajm i keq...