Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Gazetari tregon “skemën” e Ramës: Ja si kryeministri do të bëjë zgjedhje në Tiranë
Pedagogu Zylyftar Bregu tha se njerëzit që janë rreth Kryeministrit po mendojnë skemën se si në Tiranë të ketë zgjedhje. I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Bregu nënvizoi se Rama mund të ngrejë një grup pune, të shkojë në Bashki, të bëjë një kontroll dhe mund ta iniciojë vetë shkarkimin për shkelje të rënda të Kushtetutës. Bregu: Unë mendoj që njerëzit që janë rrotull Kryeministrit po mendojnë skemën. Në qoftë se zoti Rama do që të bëjë zgjedhje në Tiranë, dhe mendoj që do të dojë, përderisa e çoi lojën deri në këtë faze. Pra ka një kandidat, e ka filluar fushatën. Një rrugë, që mendoj se është më e shpejtë, është që zoti Rama të ngrejë një grup pune, të...