Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Bayern heroik, bavarezët “shtypin” PSG-në “Parc des Princes” dhe pse me një lojtar më pak (video)
Bayern Munich ka marrë fitoren e 16-të rresht këtë sezon, viktima” e radhës është PSG, kampionia në fuqi e Europës. Në supersfidën e luajtur në “Parc des Princes”, Bayern fitoi 1-2. Bavarezët kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 3-të. Tentativa e parë nga Michael Olise u ndal nga Lucas Chevalier, por Luis Diaz ndoqi mirë aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 22-të, Zaire-Emery kroson në zonë, Fabian Ruiz godet fluturimthi, dhe ishte Ousmane Dembele që shtyu topin në rrjetë. Festë e madhe në Paris, por që zgjati vetëm pak. Goli anullohet për pozicion jashtë loje të Dembele. Në minutën e 32-të ishte sërish Luis Diaz që gjeti rrjetën, duke përfituar nga një gafë e Marquinhos, që humbi topin...