45′ e para: Bayern “leksione” PSG-së. Mungon goli në “Anfield”, por ka pretendime për dy penallti të padhëna

45′ e para: Bayern “leksione” PSG-së. Mungon goli në “Anfield”, por ka pretendime për dy penallti të padhëna

Janë mbyllur 45-minutat e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në Paris, Bayern është duke udhëhequr 0-2, pas një pjese të parë fantastike. Bavarezët kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 3-të. Tentativa e parë nga Michael Olise u ndal nga Lucas Chevalier, por Luis Diaz ndoqi mirë aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 22-të, Zaire-Emery kroson në zonë, Fabian Ruiz godet fluturimthi, dhe ishte Ousmane Dembele që shtyu topin në rrjetë. Festë e madhe në Paris, por që zgjati vetëm pak. Goli anullohet për pozicion jashtë loje të Dembele. Në minutën e 32-të ishte sërish Luis Diaz që gjeti rrjetën, duke përfituar nga një gafë e Marquinhos, që humbi topin në mënyrë të habitshme dhe i...