Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Arsenal merr fitoren e katërt rresht në Champions, plus dy rekorde. Mungon goli në Napoli-Eintracht (video)
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League. Arsenal ka marrë fitoren e katërt rresht, duke mundur 0-3 në transfertë Slavia Prague. Në minutën e 30-të, pas një goditjeje këndi për anglezët, Lukas Provod prek me dorë topin e goditur me kokë nga Gabriel. Pas ndërhyrjes së VAR, ka penallti për Arsenalin. Bukayo Saka tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Saka është lojtari i parë i Arsenalit që shënon në katër ndeshje radhazi jashtë fushe në Champions League. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për londinezët, të cilët e nisin mjaft mirë pjesën e dytë. “Topçinjtë” kanë gjetur direkt golin që në minutën e parë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt mes dy sulmuesve, Leandro Trossard dhe Mikel Merino....