Kadastra e Vlorës ende nuk gjen qetësi, Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga posti i kryetarit

Kadastra e Vlorës ende nuk gjen qetësi, Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga posti i kryetarit

Pas 5 muajsh në krye të Kadastrës, Genc Deromemaj lë detyrën e kreut të Kadastrës së Vlorës. Deromemaj ka marr vendim ta lërë pozicionin e drejtuesit të Kadastrës duke qëndruar vetëm disa muaj në detyrë. Është ende e paqartë se pse Deromemaj ndërmori këtë vendim. Kadastra e Vlorës që mbulon edhe zonat e lakmuara në bregdet, njihet për largimet e shumta të drejtorëve dhe vitet e fundit shumica prej tyre kanë qëndruar vetëm pak muaj në detyrë. Shkak janë konfliktet e vazhdueshme për çështje pronash dhe dosjet problematike. Por nuk dimë nëse ky është rasti i Deromemaj.