Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Rama: Pres që Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në zyrë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës, duke anuluar vendimin e qeverisë që e shkarkoi. Reagimi i kryeministri Edi Rama: Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese: 1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo. 2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së...