Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rritet buxheti për përmbytjet, pushtetit vendor do t’u ndahen 1.1 mld lekë! Ja detajet
Nëse ka një gjë që mund të parashikohet në Shqipëri, madje me lehtësi, është se në veri apo jug të vendit, disa qindra hektarë me tokë do të gjenden nën ujë çdo fund-vjeshtë e dimër. Paralajmërimeve nga Banka Botërore se këtë vit vendi rrezikon edhe më shumë përmbytje, qeveria iu është përgjigjur duke rritur pak buxhetin në dispozicion të bashkive për ujitjen dhe kullimin. Vitin e ardhshëm 61 njësive të pushtetit vendor do t’iu ndahen gati 1.1 miliardë lekë Me paratë në dispozicion, Ministria e Financave llogarit se do të ndërtohen apo rikonstruktohen rreth 80 për qind e hidrovoreve në vend nga 75 për qind këtë vit. Shqipëria rezulton si vendi më i ekspozuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore. Baza e të dhënat e Bankës Botërore përbëjnë 38 për qind të...