Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Anëtarësimi deri në vitin 2030, i realizueshëm”, Kallas: Shqipëria ka bërë një përparim të paprecedentë!
Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, ka marrë fjalën në Komisionin Europian në lidhje me progres-raportin e publikuar sot mbi vendet kandidate për anëtarësim, mes të cilave bën pjesë dhe Shqipëria. Kallas theksoi se Shqipëria ka bërë një progres të paprecedentë, madje shtoi se e shikon të mundur anëtarësimin e vendit tonë në BE deri në vitin 2030. “Zgjerimi mbetet një përparësi politike, një investim gjeopolitik mbi të gjitha. Pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimet politike e bëjnë mjaft të rëndësishëm procesin e zgjerimit. Shanset për ta zgjeruar BE-në nuk vijnë shpesh, këtë e dëgjuam në KE, ku u tha ‘o sot o kurrë!’.Nuk do të ketë një rrugë të shkurtër pasi procesi i anëtarësimit është proces që bazohet në merita. Është një mundësi...