Homazhe për Diogo Zhotën, shoku i tij emocionon me mesazhin

Homazhe për Diogo Zhotën, shoku i tij emocionon me mesazhin

Çabi Alonso, dikur lojtar i Liverpulit dhe sot trajner i Real Madridit, së bashku me Trent Aleksandër Arnold (ish-lojtar i Liverpulit) vizituan stadiumin përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve që do të luhet sonte.   Së bashku me Emilio Butragueno dhe Dean Huijsen ata bënë homazhe në memorialin e përkohshëm në “Anfield” për Diogo Zhotën, i cili vdiq së bashku me vëllanë e tij në një aksident me makinë në korrik. Ata vendosën lule dhe mesazhe në zonën e përkujtimit për vëllezërit, të cilët vdiqën tragjikisht.