“Lamtumirë, miu”; vandalizohet murali i Trent Alexander-Arnold pranë “Anfield”

“Lamtumirë, miu”; vandalizohet murali i Trent Alexander-Arnold pranë “Anfield”

“Jam thjesht një djalë i zakonshëm nga Liverpool-i, që e ka përmbushur ëndrrën e tij”. Kjo fjali, e shkruar mbi një mur pranë “Anfield”, kishte vite që simbolizonte krenarinë e qytetit. Ishte murali dedikuar për Trent Alexander-Arnold, djalin e lagjes West Derby që u rrit duke ëndërruar të vishte fanellën e Liverpool-it, dhe e bëri realitet. Por këtë mëngjes, në prag të përballjes së shumëpritur Liverpool–Real Madrid, murali është gjetur plotësisht i dëmtuar. Figura e futbollistit, e pikturuar me kujdes në vitin 2019, është mbuluar me bojë të bardhë, mbi të është shkruar një mesazh i ashpër dhe i dhimbshëm: “Lamtumirë, miu”. Sulmi ka shkaktuar zemërim te banorët e zonës dhe trishtim tek tifozët që e kishin kthyer atë cep në një vend simbolik për...