Kishte luajtur edhe në Shqipëri… trajneri boshnjak ndërron jetë gjatë ndeshjes në Serbi

Kishte luajtur edhe në Shqipëri… trajneri boshnjak ndërron jetë gjatë ndeshjes në Serbi

Futbolli serb është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi të dielën në kampionati, ku trajneri i Radnicki 1923, Mladen Zizovic, humbi jetën në moshën 44-vjeçare pas një ataku kardiak gjatë ndeshjes ndaj Mladost. Zizovic u rrëzua pranë vijës anësore në minutën e 22-të dhe stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, përpara se trajneri të transportohej me urgjencë në spital. Ndeshja u pezullua përkohësisht dhe u rifillua vetëm pasi Zizovic u dërgua në qendër spitalore, shkruan A2 CNN. Por rreth 20 minuta pas rinisjes së lojës, lojtarët dhe stafi morën lajmin e tmerrshëm se trajneri kishte ndërruar jetë. Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale treguan skena të dhimbshme, me futbollistët që shpërthenin në lot dhe mbështetnin njëri-tjetrin në fushë. Menjëherë pas kësaj, arbitri vendosi të ndërpriste...