Dikur luante me Tiranën, arresti kardiak i merr jetën në stol, gjatë ndeshjes. Tragjedi në fushën e blertë

Dikur luante me Tiranën, arresti kardiak i merr jetën në stol, gjatë ndeshjes. Tragjedi në fushën e blertë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Super Ligën serbe. Mladen Žižović, trajner i Radnički 1923, humbi jetën në moshën 44-vjeçare, pasi u rrëzua papritur në stol gjatë ndeshjes kundër Mladost Lučani, në minutën e 22-të të pjesës së parë. Ndihma e parë ishte e menjëhershme, ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtonte. Imazhet nga stadiumi treguan lojtarë dhe staf të dy ekipeve të mërzitur dhe në lot, të habitur nga ajo që po ndodhte. Ndeshja u pezullua menjëherë dhe lajmi u konfirmua pak orë më vonë. Federata Serbe e Futbollit shprehu “trishtim dhe habi të thellë” për humbjen e tij, duke theksuar se “vdekja e tij është një humbje e madhe për komunitetin e futbollit”. I lindur në 1980, Žižović...