“New York Times”: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

“New York Times”: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi shifrat zyrtare të shpenzimeve të fushatës, ku kryesonte Partia Demokratike. Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita, ka marrë për konsulencën e tij 139 milionë e 111 e 686 lekë ose rreth 1.4 milionë euro, të shpërndara në katër pagesa gjatë vitit, ndërsa lidhur me këto shifra, ka shkruar edhe prestigjozja The New York Times. Shkrimi i plotë i “New York Times”: Konsulentët që punuan në fushatat presidenciale të Donald J. Trump-it morën më shumë se 1.6 milion dollarë për të këshilluar një parti opozitare shqiptare mbi strategjinë e saj për zgjedhjet parlamentare të majit, sipas një raporti financiar të dorëzuar të hënën. Në raportin, i dorëzuar Komisionit të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë...