Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Maignan rikthehet në top-formë, tundohet Milani. Negociatat për rinovim mund të rihapen
                            “Parada” e Mike Maignan ndaj Dybala në Milan-Roma jo vetëm konfirmoi rikthimin e portierit në nivelet më të larta, por rihapi gjithashtu çështjen e rinovimit të tij kontraktual. Francezi, gjatë verës ishte pranë largimit. Situata aktuale? Maignan, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2026, mund të nënshkruajë me çdo klub nga janari si transferim pa pagesë. Performancat e shkëlqyera të portierit dhe rëndësia e tij në dhomën e zhveshjes ngrenë nevojën për një vendim të qartë nga klubi kuqezi. Çfarë mund të bëjë Milani? Për të rifilluar negociatat, pas mosmarrëveshjeve që lindën me refuzimin e transferimit te Chelsea, do të duhej një gjest i rëndësishëm nga drejtuesit. Megjithatë, sipas “Tuttosport”, rikthimi i negociatave nuk është ende në axhendë. Mosmarrëveshjet nisën në shkurt 2025, kur një...