Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Shënon golin më qesharak të karrierës, ja cili është mesfushori që la Zvicrën për Shqipërinë
                            Bural Alili ishte lojtari i ndeshjes, ndërsa ekipi i tij i Stad Nyon barazoi me rezultatin 3-3 përballë Stad Luzan. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 12-të të ligës së dytë zvicerane. Alili shënoi golin e parë të takimit, ndërsa asisti i tij i dha avantazhin e dyfishtë Stad Nyonit. Për shkak të gabimit të portierit rival, goli i parë ishte më qesharaku në karrierën e mesfushorit të Kombëtares U-21. Alili vetëm këtë vit vendosi të largohet nga Zvicra, për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi. Alili, edhe pse mesfushor, është aktivizuar dhe ka bërë mjaft mirë si sulmues. Ky gol erdhi pasi kishte shënuar edhe në takimin e kaluar. 21-vjeçari është i huazuar në ligën e dytë zvicerane. Kartonin e tij e zotëron Sioni.