Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pse opozita hesht për skandalin e Ballukut? Nuk frymëzon më, apo ka pakt të heshtur me pushtetin?
Në çdo vend demokratik, kur pushteti përballet me akuza të rënda korrupsioni, opozita është ajo që duhet të ndezë motorët për të kërkuar llogari. Por në Shqipëri kjo nuk po ndodh. Edhe pse një ministre e rëndësishme e qeverisë si Belinda Balluku është e pandehur për një aferë 50 milionë euro, opozita hesht.Asnjë aksion politik, asnjë protestë, asnjë reagim serioz përballë një rasti që në çdo vend tjetër do ta trondiste skenën politike. Në janarin e 2011-s, opozita e atëhershme, sot në pushtet, mbushi bulevardin për bllokun e Metës. Atëherë mjaftoi një video e errët për të ndezur zemërimin qytetar. Sot, me dokumenta dhe akuza zyrtare, askush nuk lëviz. Kreu i opozitës Sali Berisha premton protesta, flet për përballje, për “stuhi politike”, por gjithçka mbetet...